Arkiv - Xhabir Zharku

Policia tregon se çfarë gjetën në shtëpinë e Xhabir Zharkut

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të bastisjes në shtëpinë e ish kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku ku ka gjetur një arsenal të armëve dhe municioneve.

Në disa prej armëve, Zharku kishte poseduar leje, e në disa të tjera jo.

“Nga njësiti policor i sektorit të hetimeve rajonale, me urdhër kontroll të gjykatës, është kontrolluar  shtëpia dhe objektet përcjellës e të dyshuarit mashkull  kosovar, gjatë kontrollit janë gjete dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 189 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 22 fishekë për të cilat i dyshuari posedon leje për bartje, si dhe dy pistoleta tjera me 22 fishekë për të cilat i dyshuari nuk posedon leje për mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndonëse Policia kishte gjetur armë, për të cilat Zharku nuk ka pasur leje, prapë se prapë Prokuroria ka vendosur të shkoj me procedurë të rregulltë për rastin.

“Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme për aksionin e Policisë në shtëpinë e Zharkut.

https://kallxo.com/lajm/policia-bastis-dhe-gjen-arme-ne-familjen-e-xhabir-zharkut/