Policia bastis dhe gjen armë në familjen e Xhabir Zharkut

Policia e Kosovës njofton se hetuesit rajonalë të Ferizajt sot kanë kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një 31 vjeçari me inicialet M.Zh. në Kaçanik.

KALLXO.com mëson se bëhet fjalë për një bastisje e cila është kryer në familjen e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili aktualisht është në paraburgim si i dyshuar për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas policisë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Glock 17 9×19 me numër serik AKG577 me një karikator dhe 17 copë fishekë të kalibrit 9mm, për të cilën nuk posedon leje; një armë e gjatë e prodhimit Mossberg, model Patriot e prodhimit amerikan, me nr. Serik: MPR 108642 me dylbi, një paketim me 9 copë fishekë me mbishkrim 30-06 Sprg, me leje valide; nëntë paketime me fishekë (180 copë) me mbishkrim 30-06 Sprg; një pistoletë SIG SAUER P226 me numër serik U135891 me një karikatorë me 5 copë fishekë për të cilën nuk posedon leje dhe një pistoletë Beretta e prodhimit amerikan BUPICO me numër serik PC0189943 me dy karikatorë dhe 22 copë fishekë të kalibrit 9mm, me leje valide.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë Policia tha se janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera.

“Pas intevistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës

 

Konfiskimi, armë, Ferizaj