LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Policia bastis zyra të dyshuara të strukturave ilegale serbe në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në rajonin e Pejës në lidhje me disa zyra që dyshohen të jenë të strukturave paralele serbe. 

Bastisjet po kryhen në koordinim me Prokurorinë e Pejës.

KALLXO.com merr vesh se aktualisht aksioni është duke u zhvilluar në fshatin Grozhdec të komunës së Pejës, ndërsa tutje ekipet e policisë janë duke kryer bastisje edhe në disa fshatra në Klinë e Istog. 

Siç mëson KALLXO.com, aksioni po zhvillohet nën dyshimin se në këto komuna ka pasur fshatra në të cilat kanë funksionuar struktura serbe në mënyrë ilegale. 

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me bastisjet.