Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Policia jep detaje për grabitjen në lagjen "Dardania"

KALLXO.com raportoi për një vjedhje që ka ndodhur para disa minutash në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KALLXO.com se vjedhja ka ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton”.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se  vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, u shpreh zyrtarja policore.

Ajo tha se aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.​

Vjedhje në lagjen “Dardania” të Prishtinës, Policia ndjek hajnin