Vjedhje në lagjen "Dardania" të Prishtinës, Policia ndjek hajnin
03.3.2021 - 18:36
Një vjedhje ka ndodhur para disa minutash në lagjen “Dardania” në e Prishtinës.
Nga informacionet e para dyshohet se vjedhja është kryer në një arkë të një marketi.
Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit te dyshuar.
Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi ku ka ndodhur ky rast.
KALLXO.com është në pritje të konfirmimit nga ana e Policisë.