
Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com
Obiliq: Babai rrah vajzën
08.12.2019 - 13:27
Policia e Kosovës njofton se në qytetin e Obiliqi, dje ka arrestuar një burrë të dyshuar për sulm fizik ndaj vajzës së tij.
Sipas Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar vajzën e tij e cila pastaj ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Policia sqaron se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.