Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Siguria publike nën drejtimin e Xhafer Gashit në Obiliq

Komuna e cila ndodhet 11 kilometra nga kryeqyteti, Obiliqi,strehon disa persona të rikthyer nga Siria dhe Iraku ndërsa  probleme në garantimin e një ambienti të sigurtë për risocializim vazhdojnë të sfidohen nga mungesa e kapacitetee

Për të trajtuar traumat apo shpërfaqjen e dhunës në komunitet komunat duhet të sigurojnë trajtim psikologjik  për qytetarët e vet.

Mirëpo në Obiliq sfida për të garantuar psikolog të mjaftueshëm është problematike

Në zgjedhjet e fundit kryetari i komuëns kishte premtuar që secila shkollë të kishte nga një piskolog mirëpo në mes të mandatit vetëm një i tillë është i punësuar. 

Sipas Komunës, Obiliqi planifikon që të kontraktojë edhe 6 psikologë për insititucionet arsimore. 

Ndonëse, premtim i kryetari Xhafer Gashit ka qenë se do të ketë psikologë nëpër të gjitha shkollat.  Në këtë komunë multietnike aktualisht vepron vetëm një psikolog.

Obiliqi ka 13 institucione arsimore.

“Momentalisht është vetëm një psikolog, pra mësimdhënës i psikolog po që ushtron edhe detyrën e psikologut në Obiliq. Nuk është i mjaftueshëm, por për këtë vit kemi paraparë që ti marrim edhe 6 psikologë përmes procedurave të e-prokurimit, këtë e kemi të lejuar edhe nga Ministria. Ka pasë në vazhdimësi kërkesa”- tha Preniqi. 

Në Obiliq, përkatësisht në Mirash ndodhet deponia e mbeturinave e cila në një siperfaqe prej 50 hektarë në të cilën deponojnë mbeturina shtatë kompani publike dhe 36 kompani private.  

Nga Komuna e Obiliqit kanë thënë për KALLXO.com se tash e dy vite merren me trajtimin e qenve endacak përderisa këtë problematik e lidhin pikërisht m e deponin në Marash. 

Sasia e bërllokut në këtë lokacion është duke u rritur nga vitit në vit, ku vetëm gjatë vitit 2021 janë grumbulluar 167 mijë e 371 ton mbeturina. Për të njëjtën ka pasur tash e disa vite debat në publk për mbylljen e saj por e njëjta vazhdon të funksionoj akoma.

Festina Preniqi, zëdhënësja e Komunës së Obiliqit ka thënë për KALLXO.com në këtë deponi lëshohen edhe qentë e komunave tjera. 

“Komuna e Obiliqit tash e dy vite merret me trajtimin e qenve endacak është pak problematike për shkak të deponisë në Mirash që gjendet në Obiliq, aty lëshohen dhe grumbullohen qentë endacak edhe prej komunave të tjera që është ende më problem për Obiliqin. Por komuna jonë në vazhdimësi ka marrë masa për t’i trajtuar këta qenë” – ka thënë Preniqi. 

Komuna e cila udhëhiqet nga Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka hapur tender më 30 janar 2023 për vaksinimin dhe trajtimin e qenve endacak.

Vlera e parashikuar e tenderit është 78 mijë e 750 euro. 

Në kuadër të sigurisë publike, zëdhënësja e Obiliqit ka thënë se buxhet për vitin 2023 për zgjerim të rrjetit të ndriçimit kanë planikuar 10 mijë euro kurse për mirëmbajtje 40 mijë euro. 

“Për shtrirjen e rrjetit të ndricimit publik për vitin 2022 ka qenë 50 mijë euro, për vitin 2023 kemi zgjerim të rrjetit kemi planifikuar 10 mijë euro kurse për mirëmbajtje 40 mijë euro” – ka thënë Preniqi. 

Zëdhënësja e Obiliqit ka thënë se në vitin 2023 planifikojnë vazhdimin e rrjetit të kamerave të sigurisë edhe nëpër fshatra; Palaj, Mazgit dhe Barimoc. Akutalisht komplet qyteti është me kamera. 

Gjatë debatit zgjedhor, Gashi kishte premtuar se do të synojë që në gjithë territorin e komunës, të vendosen kamera të sigurisë.

“Do të mundohem që në vazhdimësi edhe çështjen e rrjetit të kamerave, që tanimë është funksional në komunën tonë, në një pjesë të madhe të territorit”, kishte premtuar Gashi.

Zëdhënësja e Komunës në një prononcim për KALLXO.com në muajin shkurt 2023 ka thënë se në vitin 2023 kanë në plan vazhdimin e rrjetit të kamerave të sigurisë edhe nëpër fshatra; Palaj, Mazgit dhe Barimoc. 

“Sa i përket kamerave të sigurisë, në çdo hyrje të Obiliq ka të vendosura kamera të sigurisë, po ashtu edhe në objekte komunale dhe arsimore. Në vitin 2023 kemi vazhdimin e rrjetit të kamerave të sigurisë edhe nëpër fshatra; Palaj, Mazgit dhe Barimoc. Akutalisht komplet qyteti është me kamera” – ka thënë Preniqi.