Ilustrim

Nën kërcënim të thikës, vidhen para e cigare në Drenas

Tre persona të veshur në të zezë dhe të maskuar në fytyrë nën kërcënimin e thikës kanë hyrë në një dyqan në fshatin Gllanasellë të Drenasit ku kanë grabitur arkën me para kesh si dhe dy pako cigare.

Në dyqan në atë kohë kanë qenë duke punuar 2 gra, të cilat pastaj e kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës.

Sipas dëshmisë së viktimave, grabitësit pas marrjes se parave dhe cigareve janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.