VIDEO - Çatia e ambulancës në Gllanasellë të Drenasit bëhet strehë e pëllumbave

Në çatinë e ambulancës në fshatin Gllanasellë të Drenasit, pëllumbat kanë krijuar strehë të veten.

Gllanasella është fshati i lindjes ëe kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci.

Një qytetar ka dërguar video në redaksinë e KALLXO.com në të cilën shihet se pëllumbat kanë ndotur edhe ambientin përreth objektit shëndetësor.

Në këtë ambulancë marrin shërbime katër fshatra.

Kryetari Ramiz Lladrovci në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës ishte ballafaquar edhe me gjendjen e shëndetësisë në këtë komunë.

Nga QKMF në Drenas u shfaqen pamje të banjos së papastër dhe pa investime.

Ndërkaq, banorët e fshatit Gradicë u ankuan se që nga marsi po qëndron e mbyllur ambulanca në këtë fshat.

Kjo është video që ka arritur në KALLXO.com nga fshati Gllanasellë: