VIDEO: Ndërhyrja e Policisë në Gllanasellë

Kundërthëniet rreth një vote janë arsyeja pse Policia është futur në qendrën e votimit në Gllanasellë të Drenasit.

KALLXO.com sjell momentin kur Policia është futur në këtë qendër dhe diskutimin në mes komisionerëve dhe Policisë.

Video është dërguar nga një qytetar në KALLXO.com.

Mësohet se Policia është larguar para pak minutash nga qendra por komisionerët po kanë problem të përcaktojnë se çfarë duhet bërë me fletëvotimin, i cili ka mbetur pa u futur në kuti.

Gllanasella është vendlindja e tre kandidatëve për kryetar të Komunës së Drenasit: Ramiz Lladrovcit, Bedri Nikës dhe Vehbi Berishës.