PZAP Aprovon Ankesën e BIRN/ Internews Kosova për Zgjedhjet në Drenas

Kryesuesit të vendvotimit Beqir Nika, anëtarëve të të njëjtit vendvotim Ilir Nikës, Fidaije Zogajt dhe Fehmi Berishës, sipas PZAP-së, u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje në kohëzgjatje prej tri vitesh si kandidatë dhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor të menaxhuar nën autoritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Vendimi i PZAP-së vjen pas arsyetimit se me datën 5 të këtij muaji Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova ka parashtruar ankesë në të cilën pretendohet se në vendvotimin 0316e/02d në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllanasellë të Drenasit, një person shihet se si i ndihmon dy persona të ndryshëm për të votuar dhe se personat që kanë asistuar në këtë qendër nuk janë evidentuar askund përkundër asaj se kishte edhe shumë raste të tilla.

Këto veprime BIRN-i në ankesë ka theksuar se janë në kundërshtim me nenin 89 paragrafi 5, të LZP-së po ashtu si dëshmi për këtë rast BIRN-i ka siguruar edhe një CD nga vendi i ngjarjes.

http://kallxo.com/votim-asistence-ne-gllanaselle/

“Prandaj PZAP, duke u nisur nga arsyet e theksuara më lart, konform dispozitës ligjore të nenit 89 paragrafi 3 dhe 5 i LZP-së, në të cilën parashihet se një person mund ti asistoj vetëm një votuesi dhe jo disa votuesve, neni 94, 118 paragrafi 1 dhe neni 120 paragrafi 3 pika d) të LZP-së, u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Vendimi i PZAP me të cilin aprovohet ankesa e BIRN/Internews Kosova ndaj komisionerëve në qendrën e votimit në fshatin Gllanasellë të Drenasit.
Vendimi i PZAP me të cilin aprovohet ankesa e BIRN/Internews Kosova ndaj komisionerëve në qendrën e votimit në fshatin Gllanasellë të Drenasit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për ditën e Zgjedhjeve për Kryetar Komune në Drenas ka pranuar pesë ankesa nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova.

http://kallxo.com/vetem-birn-dhe-internews-kosova-ankohen-per-zgjedhjet-ne-drenas/