Gjykimi ndaj kryetarit të Klinës Zenun Elezaj - 24.12.2019

Kryetari i Klinës para gjyqit për punësimin e vajzës së tij

Zenun Elezaj, kryetar i komunës së Klinës është ulur sot në bankën e të akuzuarit në gjykatën e Pejës.

Elezaj akuzohet nga prokuroria për rastin e punësimit të vajzës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë.

Kryetari i Komunës se Klinës, Zenun Elezaj, pas ballafaqimit me akuzën e Prokurorisë për Korrupsion – konfliktit të interesit u deklarua se nuk e pranon fajësinë.

“Nuk e pranoj fajësinë, jam i pafajshëm”, deklaroi Elezaj.

Gjykatwsja e cështjes Violeta Husaj- Rugova, njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Kujtim Kërveshi për të drejtën e paraqitjes se kundërshtimit të provave dhe aktakuzës.

Kryetari Elezaj sot në Gjykatë, nuk u ngrit në këmbë as me rastin e deklarimit lidhur me fajësinë, e as kur u pyet për të dhënat personale.

Prokuroria e Pejës po pretendon se kryetari Zenun Elezaj edhe pse e kishte ditur se vajza e tij ka për të aplikuar në konkursin e datës 2 shkurt 2018, ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për krijimin e marrëdhënies se punës lidhur me po të njëjtin konkurs.

Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës për punësimin e vajzës

Sipas aktakuzës, komisioni të cilin Elezaj e kishte formuar, kishte përzgjedhur vajzën e kryetarit si më të suksesshmen, duke e punësuar atë në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë.

Në dosja e Prokurorisë thuhet se kallëzimi penal kundër kryetarit Elezaj është ushtruar nga Agjencia Kundër Korrupsion në Kosovë.

Në një opinion ligjor të AKK-së dhënë për Prokurorinë e Pejës thuhet se Kryetari i Komunës përjashtohet nga procedurat vendimmarrëse dhe administrative që kanë të bëjnë me ndonjë çështje në të cilën ai apo ndonjë anëtar i familjes se tij ka interes personal apo financiar.

Kryetari i Klinës në dëshminë e tij të dhënë para organit ndjekës ka deklaruar se në momentin kur ka kuptuar se vajza e tij ka aplikuar për mjeke në atë konkurs, vullnetarisht e ka përjashtuar veten nga vendimmarrja dhe procedurat administrative.

“Për këtë rast gojarisht e kam njoftuar, nënkryetarin e Klinës dhe udhëheqësin e zyrës se personelit”, ka deklaruar Zenun Elezaj.

Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës për punësimin e vajzës