Zenun Elezaj, AAK, Klinë. Foto: Kallxo.com

Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës për punësimin e vajzës

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë për konflikt interesi ndaj Zenun Elezajt, kryetarit të komunës së Klinës.

Aktakuza ndaj të parit të Klinës është ngritur në lidhje me punësimin e vajës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës për veprën penale të konfliktit të interesit. Akuza ka të bëjë me punësimin e vajzës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Klinë”, tha zëdhënësi Nikçi.