Ilustrim

Kontrabanda me telefona, përfaqësuesi i Doganës mungon në seancën ndaj të akuzuarit Ilir Rexhepi

Gjykimi ndaj Ilir Rexhepit, i akuzuar për kontrabandim të mallrave dështoi të mbahet në Gjykatën e Mitrovicës.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e përfaqësuesit të Doganës.

Ilir Rexhepi po akuzohet se më 13 qershor 2019 në lokalin e tij mobil shop “Sigma 2” në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, gjatë konstrollës së policisë i janë gjetur 21 telefona të marakvae Smamsung, iPhonë dhe Wiko Jerry të kontrabanduara.

Sipas aktakuzës këta telefona në mobil shopin e të akuzuarit janë sjellur në mënyrë të kundërligjshëm pasi ishin të padoganuar dhe nuk kishte kurrfarë dokumentacioni për posedimin e ligjshëm të tyre.

Aktakuza thotë se telefonat e kontrabanduar kanë vlerë reth 6 mijë e 339 euro e 80 cent.

Gjykatësja Lidija Vuçoreviq seancën e shtyu në kohë të pacaktuar.