Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për sulm me thikë ndaj familjarëve

Në Gjykatën e Mitrovicës ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit F.K.

I lartcekuri akuzohet nga Prokuroria e Mitrovicës se në mars të vitit 2017 në banesën e tij familjare ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur.

Pas kthimit nga qyteti i akuzuari kishte hyrë në banesë ku ishte bashkëshortja e tij me dy fëmijët të mitur, kishte filluar ta ofendojë bashkëshorten  dhe në momentin kur njëri nga fëmijët është përpjekur ta mbrojë nënën e vet, i akuzuari është drejtuar për t’i sulmuar me thikë të kuzhinës

Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale sulm.

Mirëpo seanca e sotme ndaj të akuzuarit ka dështuar të mbahet.

Arsye e mosmbajtjes së seancës ishte mungesa e prokurores së rastit Natasha Taniq.

Gjyqtari i rastit, Rrahman Beqiri ka njoftuar se prokurorja kishte qenë e njoftuar për seancë me ftesë të rregullt, pasi që ka qenë prezent në seancën e kaluar, në të cilën ishte komunikuar vendimi për këtë seancë.

Kurse sipas gjykatës përmes një shkrese, prokurorja kishte njoftuar se është në pushim vjetor për shkaqe shëndetësore.

Andaj në mungesë të prokurores, nuk ka pasur kushte ligjore për mbajtjen e seancës së shqyrtimit gjyqësore.

Seanca e radhës në këtë rast është shtyrë në afat të pacaktuar.