I akuzuari për armëmbajtje pa leje nuk paraqitet në Gjykatë

 

Seanca gjyqësore kundër të akuzuarit Zdravkoviq Vojisllav e paraparë të mbahej në Gjykatën e Mitrovicës ka dështuar.

Kjo për arsye se i akuzuari Zdravkoviq Vojisllav nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës që të paraqitet në seancë.

Gjykatësi i rastit Gëzim Ademi ka njoftuar se i akuzuari ishte ftuar në mënyre të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Ndryshe Zdravkoviq Vojisllav akuzohet nga Prokuroria e Mitrovicës së në dhjetor të vitit 2018-ës pa autorizim ka poseduar armë zjarri i cili është i ndaluar për persona civil, sipas ligjit për armatim të Republikës së Kosovës.

Sipas akuzës kur të pandehurit i ishte kontrolluar banesa nga ana e Policisë në veri të Mitrovicës ishte konfiskuar arma e kalibrit 9mm dhe 59 copë fishekë.

Vojisllav ishte ftuar nga Gjykata në mënyre të rregullt për seancën e sotme, mirëpo njëjti nuk ka ardhur, e as që e ka arsyetuar mungesën.

Gjykatësi Gëzim Ademi ka thënë se ndaj të akuzuarit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me forcë nga Policia e Kosovës.

Seanca e radhës u caktua për 26 nëntor.