Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra, sekuestrohen 10 telefona mobil

Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar sot kontrabandën me telefona mobil gjatë kontrollimit të një kombi-busi në të cilin janë gjetur 10 telefona.

Dogana e Kosovës ka njoftuar së në pikë kalimin kufitar të Vermices është paraqitur një kombi-bus me targa kosovare në të cilin pas kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar  10 telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në paketim së bashku me adaptera (mbushëse).

Sipas njoftimit të Doganës kombi-busi ishte i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë dhe pas pyetjes nga ana e Oficerëve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrolle në vijën e dytë ku edhe i janë gjetur mallra të padeklaruara.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore, thuhet në njoftim.