Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com
Gjykimi ndaj të akuzuarve për tentim vjedhjen e kabllove të bakrit në Trepçë
Në gjykatën e Mitrovicës sot ka filluar gjykimi ndaj të akuzuarve Ismet Muliqi, Bajram Fetahu dhe Ukshin Syla të cilët nga prokuroria akuzohen se kishin dëmtuar pasurinë dhe kishin tentuar të vjedhin kabllo të bakrit në vlerë prej 12,800.00 euro nga kompleksi i Trepçës
Prokuroria e Mitrovicës kishte ngritur aktakuzë ndaj të lartcekurve, duke thënë se më 5 korrik 2014 në objektet brenda kompleksit “Trepça” në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë asgjësuar – dëmtuar pasurinë e ndërmarrjes.
Sipas akuzës Muliqi, Fetahu dhe Syla mbështjellësit e kabllove të rrymës të cilat kanë qenë në objektin – stacioni i kompresorëve – trafostacioni i fërgimeve të vjetra si dhe në objektin e trafos, nga të cilat kanë nxjerr kabllot e bakrit e që pastaj i vendosur jashtë rrethojës së kompleksit ndërmarrjes “Trepça”.
Më këtë akuzohen se kanë kryer veprën penale asgjësim apo dëmtimi i pasurisë.
Kurse sipas pikës dy të aktakuzës po ashtu në datën dhe vendin e lartcekur rreth orës 20:20, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm duke vepruar si anëtarë grupi, me parë kanë prerë kabllot e bakrit të cilat paraprakisht i vendosin jashtë rrethojës së kompleksit “Trepça” e pastaj me automjetet e tyre secili veç e veç, i kishin ngarkuar sasinë e bakrit në bagazhet e automjeteve të tyre dhe atë rreth 23 rrathë të kabllos së bakrit, ndërsa shtatë rrathë të kabllos kanë mbetur jashtë rrethojës në tokë e që vlera e këtyre kabllove ishte 12,800.00 euro.
Të akuzuarit Muliqi, Fetahu dhe Syla ishin vërejtur nga qytetarët të cilët lajmërojnë policinë. Këta të fundit me të arritur i zënë në flagrancë kështu që vepra mbetet në tentativë.
Më këtë akuzoheshin se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.
Pas leximit të akuzës nga prokurorja e rastit Natasha Taniq, të akuzuarit janë deklaruar se nuk ndihen fajtor për veprën penale e cila u vihet në barrë nga prokuroria.
Pasi të pandehurit janë deklaruar se nuk ndihen fajtor për akuzat që u vihen në barrë nga prokuroria, gjyqtari Rrahman Beqiri i ka njoftuar palët se në afat prej 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me akuzën.