Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Dosja e Prokurorisë: I akuzuari hoqi vulën dhe uzurpoi pronën

Dështoi të mbahet gjykimi ndaj Mehdi Fazliut i akuzuar për heqje të vulave dhe uzurpim të pronës.

Shkak për mosmbajtjen e seancës ishte mungesa e vet të akuzuarit, i cili  ftesën e kishte pranuar më 26 gusht 20201 por nuk e ka arsyetuar mosparaqitjen në seancë.

Fazliu po akuzohet se kishte hequr vulën zyrtare të vendosur nga Agjensioni Kosovar për Pronë në paluejtshërminë të cilën e kishte uzurpuar ndonëse me urdhër të AKP-së ishte dëbuar më 2 gusht 2012.

Aktakuza thotë se me 3 gusht 2012në orën 12 e 30 Fazliu ka hequr vulën zyrtare të vendosur nga Agjencia Kosovare për Pronë me qëllim të sigurimit të objektit e cila gjendet në rrugën “Atatakurk” në Mitrovicë.

Sipas aktakuzës vula ishte vendosur më 2 gusht 2012 me shenjën e AKP-së nga zyrtarët të cilët edhe kishin realizuar urdhërin e dëbimit.

Tutje aktatkuza thotë se në të njejtën ditë pasi i akuzuari kishte hequr vulën e AKP-së e kishte uzurpuar pronën nga e cila ishte dëbuar duke e ndërruar cilindrin e derës e cila ishte mbyllur dhe shënjuar nga AKP-ja.

Mungoi përfaqësuesi i AKP-së, pasi që agjencia në fjalë ka deklaruar  se nuk kanë të bëjnë me ketë lëndë.

Po ashtu mungoi  edhe i dëmtuari Slobodan Aksintievic për të cilin nga  fletëkthesa është konsttauar se  është i shtrirë në Spitalin e Kragujevcit.

Seanca u caktua për datën 7 tetor ora 13 e 15.