Komisioni Evropian: Prokuroria mbetet hallka më e dobët për konfiskimin e pasurisë në Kosovë 

Gjetjet e Komisionit Evropian në Raportin për Kosovën 2020, kanë theksuar se gatishmëria për të konfiskuar pasuritë e paligjshme janë të ulëta nga organet shtetërore të Kosovës.

Komisioni ka vlerësuar se instituti i konfiskimit në Kosovë ende vazhdon të shihet vetëm si një aspekt ndihmës i procesit penal.

Edhe pse instituti i konfiskimit ka pasur zhvillim me hyrjen në fuqi të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, koncepti i konfiskimit po kuptohet dobët nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Në raport thuhet se “Prokuroria mbetet hallka më e dobët sa i përket konfiskimit”.

Kjo për faktin se Komisioni Evropian ka gjetur se “Konfiskimi i pasurive ka rënë në 8.7 milionë euro krahasuar me konfiskimin në vitin 2018 që ishte 28 milionë euro”.

Ndërsa konfiskimi final është rritur për 942 mijë e 199 euro.

Nga raporti i Komisionit rezulton se në vitin 2018 ishin 49 mijë e 394 euro ndërsa në 991 mijë e 593 në vitin 2019.

Komisioni ka gjetur se Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Koksifikuara ka pasur për menaxhim 1.3 milion euro pasuri të konfiskuar por nga Gjykata i është lejuar të shesë asete  në vlerë prej 74 mijë e 166 euro.

Komisioni ka paraparë që Qeveria e Kosovës, duhet krijojë Fondin e Konfiskimit, i cili do të alokonte fondet e konfiskuara pjesërisht për zbatimin e ligjit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me rezultat minimale në pasurisë së konfiskuar të cilat mund t’i lexoni ne këtë link.