Policia konfiskoi një pushkë në Shtime

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar një pushkë gjysëmautomatike në Zborc të Shtimes.

Sipas njoftimit, konfiskimi i armës u arrit pas një denoncimi të bërë në polici se një person posedon armë pa leje.

“Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë personin B. M., i moshës 50 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri pushkë gjysëmautomatike”- thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, sipas policisë pas intervistimit është liruar për procedurë të rregullt.