Gjykatësi e polici i arrestuar dalin para gjykatës, seanca po mbahet e mbylllur
Seanca dëgjimore ndaj gjyqtarit dhe policit nga Skenderaj të arrestuar natën e mbrëmshme nga Policia e Kosovës, është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.
Gjykatësi Rafet Ismaili dhe hetuesi policor Blerim Gashi janë arrestuar natën e mbrëmshme nga Policia e Kosovës.
Si rrjedhojë e operacionit të mbrëmshëm, zyrtari policor menjëherë është suspenduar dhe në kuadër të veprimeve të mëtejme është njoftuar dhe përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovë
Gjyqtari dhe polici po dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas informacioneve Prokuroria Speciale sot ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prandaj seanca e sotme dëgjimore po mbahet me qëllim të vendosjes lidhur me këtë kërkesë të Prokurorisë.
Policia arreston për marrje ryshfeti një gjykatës dhe një polic
Para pak ditësh gjykatësi nga Peja, Sali Berisha pas masave të fshehta të aplikuara, siç ka njoftuar Prokuroria Speciale ishte arrestuar nën dyshimet për mitmarrje.
.