Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aktakuzë ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi.

Aktakuza rëndon ndaj tij për vepër penale të sulmit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë se Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Po, aktakuza është ngritur me 20.12.2021 për vepër penale të sulmit”, tha Ulaj.

KALLXO.com ka raportuar për rastin ndaj Kurteshit qe ishte hapur nga policia.

Policia hap rast ndaj Sami Kurteshit, dyshohet për sulm