Foto: REL

Gjykata dënon të akuzuarin për lëndim të lehtë trupor dhe armë pa leje

Ermir Buqinca sot u dënua nga Gjykata e Mitrovicës për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje u dënua me nga 7 muaj burgim.

E për këto dy veprat penale iu shqiptua dënim unik me burgim prej 1 viti.

Po ashtu Buqincës iu shqiptua edhe masa e trajtimit të detyrueshëm me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetsorë.

Ndërsa për përdorim të armës u lirua nga akuza.

 

Prokuroria po akuzon  Buqincën se më 7 maj 2021, rreth orës 13 në Shipol, ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit Bekim Hajdari i cili pasi kishte dalë në oborr i akuzuari Buqinca kishte nxjerrë armën.

Tutje aktakuza thotë se pasi i dëmtuari e ka parë të akuzuarin Buqinca se ka nxjerrë armën i dëmtuari i është gjuajtur në dorë duke u munduar t’i marrë armën nga dora.

Pasi i akuzuari Buqinca dhe i dëmtuari Hajdari ishin rrëzuar në tokë i akuzuari e kishte kafshuar në dora të dëmtuarin në dorën e djathtë dhe të akuzuarit i ka rënë arma nga dora dhe dëshmitari Valon Uka e kishte marrë armën e kishte ikur në drejtim të rrugës kryesore në Shipol.

Pas Valon Ukës kishte vrapuar Ermir Buqinca i cili i kishte marrë armën nga Valon Uka.

Në seancën e sotme para dhënjes së dënimit u lexuan provat materiale të cilat u kundërshtuan në kuptim të mbrojtjes avokati Armend Krasniqi, mbrojtës i të akuzuarit Ermir Buqinca.

Ndërsa prokurorja Fetije Bajrami, nuk pati propozim për ndonjë provë të re.

I akuzuari Ermir Buqinca pas konsultimit me avokatin Krasniqi  u mbrojt  në heshtje.

Prokurorja Fetije Bajrami, në fjalën përfundimtare deklaroi se mbetet në tërësi pranë aktakuzës sepse gjatë këtij gjykimi në bazë të deklaratave të dëmtuarit Bekim Hajdari dhe dëshmitarvë Agron Hajdari dhe Valon si  dhe në bazë të provave materiale do të vertëtohet se i akuzuari ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohet.

Prokurorja Bajrami kërkoi që të akuzuarit Buqinca t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalimin në institutin e kujdesit shëndetësor.

Ndërsa avokati Armend Krasniqi, mbrojtës i të akuzuarit Buqinca fjalën përfundimtare e kishte paraqitur me shkrim po të njëjtën e elaboroi gojarisht në pika të shkurta.

Sipas avokatit, prokurorja provat i ka vlerësuar në mënyrë të njanshme, deri më tani prokuroria nuk ka mundur të vërtetojë se i mbrojturi im ka kryer veprën penale përdorim të armës sepse nga asnjëri dëshmitarë në deklaratat e tyre të dhëna në polici, prokurori dhe gjykatë se i mbrojturi im e ka përdorur armën.

“Është fakt i njohur se i mbrojturi im me Bekim Hajdarin kanë pasur mosmarrëveshje, mirëpo i mborjturi im me datën 7 maj 2021 , kishte shkuar në shtëpinë e Bekimit Hajdarit për tu pajtuar me të por aty babai i Bekimit, Agron Hajdari i kishte dalë me sëpatë fakt që vëretetohet nga deklarata e dëshmitarit Valon Uka”, tha avokati Krasniqi.

Avokati Krasniqi kërkoi nga gjykata që ta lirojë të akzuaurin Buqinca  nga veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe përdorim të armës ndërsa për veprën penale armëmbajtje pa leje do ta pranojë fajësinë dhe kërkoi që për këtë vepër t’i shqiptohet masa e ndalimit në institucionin e kujdesit shëndetsor.

I akuzuari Ermir Buqinca, deklaroi se e pranon pranimin e fajësisë për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Ndërsa prokurorja Bajrami nuk pranoi pranimin e fajësisë nga i akauzuari Buqinca sepse ai nuk pranoi fajësinë për të tri pikat e aktakuzës.

Gjykata refuzoi pranimin e fajësisë për të akuzuarin Buqinca për shkak të nenit 326 par.1 të KPPRK-së  në të cilin thuhet se i akuzuari duhet të pranojë fajësie për ët gjitha pikat e aktakuzës në shqyrtimin gjyqësor dhe vendimin e tillë gjykata do të arsyetojë në vendim përfundimtar.