Gjilan, dështon të nis rigjykimi për kanosje ndaj zyrtarit policor

Zyrtari policor Fatlum Shabani, ka dalë të enjten para gjykatësit në Gjilan për t’u përballur me akuzën e Prokurorisë së Gjilanit për veprën penale të kanosjes.

Por seanca ndaj tij dështoj të mbahet pasi mungoj një dëshmitar, i cili është urdhëruar për t`u dëgjuar nga Gjykata e Apelit.

Fatlum Shabani, nga Prokuroria po akuzohet se e ka kanosur të dëmtuarin Fatlum Kastratin, për shkak se ky i fundit kishte dëshmuar në një çështje tjetër ku i akuzuari Fatlum Shabani ishte duke u gjykuar.

Kujtojmë se shqyrtimi i sotëm ka nisur nga fillimi pasi në shqyrtimin e parë gjyqësor i akuzuari Shabani ishte liruar nga akuzat në mungesë të provave. Kurse vendimin lirues të Gjykatës së Gjilanit e kishte prishur Gjykata e Apelit për shkak të shkeljeve të dispozitave procedurale duke e kthyer lëndën në rigjykim.

Seanca që dështoj të mbahet sot, u shtye për 26 tetor 2021.

Sipas Prokurorisë, Fatlum Shabani, në muajin nëntor të vitit 2019, në Gjilan e ka kanosur tani të dëmtuarin Fatlum Kastrati, duke e ndalur të dëmtuarin në një kafiteri dhe duke e pyetur se a është ai i cili ka dëshmuar në një rast tjetër ku tani i akuzuari ka qenë duke u gjykuar. Pastaj kur e kishte mësuar se është ai i cili ka dëshmuar kundër tij, i akuzuari kishte vazhduar ta fyej të dëmtuarin me fjalë si “kam me ju ngreh zhagë edhe ty edhe familjen Dushica”.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

Rrëfimet e dëshmitarëve në gjykimin ndaj policit gjilanas, i akuzuar për kërcënim të dëshmitarit