Prapa grilave - Ilustrim

Dyshimet për shpëlarje të parave - 30 ditë paraburgim për zyrtarin e LDK-së

Gjykata e Prishtinës, caktoi masën e paraburgimit për zyrtarin e LDK-së, Bedri Nika  i cili  dyshohet për kryerjen e veprave penale si pastrimi i parave dhe blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Valon Kurtaj, ka vlerësuar si të bazuar dyshimin e prokurorisë për kryerjen e këtyre veprave dhe në mënyrë që hetimet të zhvillohen të pa-penguara ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Bedri Nika është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas.

Nika po dyshohet se ka vënë në qarkullim para me ngjyrë me regjencë kimike, të cilat A.N. dhe E. N. përgjatë një periudhe i kanë futur në bankomatët e një banke në vlerën prej 5,900 eurove, e që pastaj i kanë tërhequr mjetet tjera financiare që kanë qenë të rregullta.

A. N. është djali i vëllait të Bedri Nikës dhe E. N. është vajza e tij.

Policia e Kosovës gjatë aksionit në shtëpinë e tyre në Drenas, ka hasur në kartëmonedha me ngjyrë në vlerë prej 150 eurove.

Arrestohet zyrtari i LDK-së, Bedri Nika