Prapa grilave - Ilustrim

Dosja për të dyshuarin që kërcënoi të miturën me publikimin e fotove intime

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. M.

B.M., po dyshohet se e ka kryer vepren penale degradim i integritetit seksual, vepër e dënuar me ligj.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka treguar vendosmëri për të kryer veprën penale, pasi që e ka cytur të dëmtuarën (e mitur), të i dërgoj foto intime dhe të njëjtat foto ia ka dërguar vëllait të saj, duke i thënë se këto foto do t’ia publikoj në rrjetet sociale”, njofton Gjykata e Gjilanit.

Tutje thuhet se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedures.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi ambienti dhe kushtet në të cilat jeton, i pandehuri, si dhe raportet e acaruara me vëllain e viktimës, japin arsye për të besuar se po të gjendet në liri mund të përsëris veprën penale”, njofton gjykata duke shtuar se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.