Dështon seanca në rastin 'Stenta 2'

 

Dështoi seanca për rastin e njohur si Stenta 2 ku të akuzuar për keqpërdorim të deyrës zyrtare janë 38 persona.

Deri te dështimi i seancës erdhi për shkak të mungesës të disa avokatëve të të akuzuarve si dhe për shkak se edhe një pjesë tjetër të të akuzuarve të cilët e kishin mbrojtjen e detyrueshme nuk kishin angazhuar avokat fare.

Të akuzuarit të cilët nuk kishin të angazhuar avokat kërkuan  caktimin e avokatëve nga gjykata.

Përvec kësaj gjykata njoftoj se në lidhje me këtë rast shqyrtimi duhet të filloi rishtas pas ndryshimit të kryetarës së trupit gjykues.

Tani e tutje kryetare e trupit gjykues do të jetë gjyqtarja Suzana Qerkini ku sipas saj ndryshimi ka ndodhur për shkak të gjendjes shëndetësore të gjyqtarës e cila ishte kryetare e këtij trupi gjykues deri më tani.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë, Gani Bajraktari, Faik Shatri, Hamza Selmani, Banush Gashi, Fisnik Hima, Kelmend Pallaska, Daut Gorani, Hajdin Qitaku, Agim Krasniqi, Ejup Pllana, Edmond Haliti, Afrim Poniku, Nehbi Musliu, Dardan Koqinaj, Avni Batalli, Xhevdet Krasniqi, Lezer Prekpalaj, Rexhep Manaj, Nehat Rexhepaj, Florim Sadiku, Lulzim Kamberi, Reshat Emra, Halim Haliti, Agron Leka, Agron Besimi, Galina Berisha, Bajram Mziu, Driton Miftari, Besnik Koliqi, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Besim Guda, Bajram Preteni, Ismajl Avdimetaj, Petrit Ademaj, Aferdita Selmanaj, Salih Shala, Luan Pazhari.

Rasti “Stenta” ishte njëri nga rastet më të mëdha korruptive të cilin pretendonte se e kishte zbuluar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në ketë rast ishin akuzuar mbi 62 persona në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të lartë publik e punonjës shëndetësorë, të cilët kishin përfunduar në akuza të Prokurorisë Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrja e ryshfeti, dhënia e ryshfetit, trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe shmangia nga tatimi.

Për shkak të numrit të madh të akuzuarve dhe menaxhimit më të lehtë me rastin në shkurt të vitit 2018 rasti ‘Stenta’ u nda në tri pjesë, të akuzuarit Agani dhe Shabani gjykohen veçmas në rastin ‘Stenta 1’,  mbi 40 mjekë të spitaleve publike akuzohen në rastin e njohur si ‘Stenta 2’, ndërsa pronarët dhe mjekë të spitaleve private janë pjesë e rastit ‘Stenta 3’.

Raportimet e KALLXO lidhur me këtë rast – LINK 1

LINK 2