Dëgjohet eksperti i ADN-së në rastin e të akuzuarës për vrasjen e motrës në Vragoli

 

Ka vazhduar gjykimi ndaj F.S. e akuzuar për vrasjen e motrës së saj në vitin 2021 në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në këtë seancë është dëgjuar eksperti i ADN-së Bashkim Mustafa.

Eksperti deklaroi se në bazë të ekspertizës së tij janë gjetur profile të ADN-së të personave të pa njohur dhe për identifikimin e tyre duhet të merren mostra referente.

Lidhur me këtë gjë trupi gjykues mori vendim për plotësimin e ekspertizës për identifikimin e ADN-së.

Kujtojmë se Prokuroria e Prishtinës në vitin 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F. S. për vrasjen e motrës T. S., të cilën anëtarët e tjerë të familjes e kanë gjetur të shtrirë në krevat pa shenja jete, me shall të lidhur në fyt.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, të ndjerës i janë gjetur edhe shenja të gishtërinjve në fyt.

Prokuroria pretendon se F. S., pas kryerjes së veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë rast janë mbajtur seancat gjyqësore dhe ka vazhduar deri në shpalljen e vendimit ku trupi gjykues vendosi që të rihapet procedura në mënyrë që të shqyrtohen më shumë prova.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast – LINK