Deçan: Punëtori rrokulliset me bager, bie në humnerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, punëtor i një kompanie private deri sa ishte duke punuar me automjet-bager është rrokullisur dhe ka rënë në humnerë.

Incidenti ka ndodhur dje në Deçan.

Ende nuk dihen rrethanat e rrokullisjes.

Ndërkohë që, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.