Gjykimi ndaj Sokol Bashotës - 16.02.2021 - FOTO - Vyrtyte Gërvalla - KALLXO

Biznesmeni që ia shiti "BMW X5" Sokol Bashotës dënohet nga Gjykata

Biznesmeni Blerim Potera është dënuar për deklarim të rremë në procedurë lidhur me rastin penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Këtë e ka bërë të ditur prokurori Ersan Qavolli, në fjalën përfundimtare në seancën kundër Sokol Bashotës.

Prokurori Qavolli kishte ngritur aktakuzë kundër Poterës, pasi kishte deklaruar rrejshëm në shqyrtim gjyqësor.

Blerim Potera në seancë kishte deklaruar se nuk ia kishte shitur veturën BMW të akuzuarit Bashota, ndërsa në polici e prokurori kishte deklaruar se veturën në fjalë ja kishte shitur Bashotës.

Qavolli ka bërë të ditur detaje nga aktgjykimi se i akuzuari e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale, ku edhe ka pohuar se ka gënjyer nga stresi.

Sokol Bashota po akuzohet për mos-deklarim të pasurisë.