Pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë e tij në formularin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Një detaj që vërehet në formular, është se ministri është prezantuar me mbiemrin Çeko.

Në emër të tij, ministri Çeku ka deklaruar vetëm pagën vjetore prej 15 mijë eurove si ministër i MKRS-së dhe 120 euro para të gatshme në bankë.

Ndërsa në emër të bashkëshortes ka deklaruar banesë në vlerë prej 100 mijë euro dhe 10 ari truall në vlerë prej 100 mijë euro po ashtu.

Po, në emër të bashkëshortes, Çeku ka deklarua pronësinë e “Development Solutions LLC” SHPK; 2, 761.00 euro kursime nga paga po të bashkëshortes dhe 6, 800.00 euro kursim nga shitja e veturës të deklaruar po në emër të bashkëshortes, dhe 349.00 euro kursime nga pagat në emër të fëmijëve.

Po ashtu ministri Çeku ka deklaruar se 53 mijë euro detyrime-kredi në emër të bashkëshortes dhe të hyrat prej mbi 22 mijë euro nga pagat dhe konsulenca.