Ilustrim

Arrestohet për vjedhje të 200 litrave naftë

Policia ka arrestuar një person në Han të Elezit ditën e sotme për vjedhje.

Të njëjtit kanë sqaruar se i dyshuari dyshohet se ka vjedhur 200 litra derivate të naftës.

Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe derivatet të cilat dyshohet se i ka vjedhur.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje.