Zv/kryeministri i Maqedonisë sot vizton Kosovën

Zëvendëskryeminstri i qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në Republikën Kosovë në vizitë njëditore, ku do të realizojë takime me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas njoftimit të qeverisë së Maqedonisë, në këto takime do të hapen temat avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pritjet nga Samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi, perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.