Foto: KALLXO.com Ilustrim

Zubin Potok, zihet duke gërmuar përkundër aktvendimit të Inspektoriatit

Në fshatin Zupç të Zubin Potokut është arrestuar një i dyshuar i cili është hasur me eskavator duke kryer gërmime përkundër aktvendimit të Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor.

Aktvendimi i Ministrisë ishte që mos të ushtrohet aktivitet në atë zonë, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.