Zubin Potok, në rrugë gjenden 46 pjesë metalike të mprehta

46 pjesë metalike me skaje të mprehta janë vendosur dje reth orës 06:30 në një rrugë në Zubin Potok.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës është thënë se kjo është bërë me qëllim që automjeteve t’ju shpohen gomat.

“Raportohet se persona të pa njohur kanë hedhur (vendosur) në rrugë pjesë metalike me skaje të mprehta, më qëllim që automjeteve t’ju shpohen gomat”, ka thënë Policia.

Tutje është thënë se si provë materiale janë mbledhur dhe konfiskuar 46 copë pjesë metalike.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.