Zhvillohet konferenca e parë STEMinists në Kosovë
Konferenca e parë STEMinists është duke u zhvilluar në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
STEMinists ka për qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).
Fjalën i pari në këtë konferencë e mori kryeministri, Albin Kurti, i cili premtoi se kjo konferencë do të mbahet çdo vit në javën e fundit të muajit prill.
“Pjesëmarrja aktive e vajzave dhe grave në fushat e STEM ka të bëjë me barazinë dhe drejtësinë. Çdo person, pavarësisht nga gjinia, meriton mundësi dhe trajtim të barabartë në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë arsimimin dhe zgjedhjen e karrierës”- tha Kurti.
Ministria e Arsimit, Arbërie Ngavci, ka thënë se ka plane të reja për përfshirjen e vajzave në STEM.
“Nëse vajzat dhe gratë nuk përfshihen në STEM, jo vetëm se vajzat dhe gratë që privohen nga arritjen e tyre, por edhe popullsia privohet nga arritjet e atyre”- ka thënë Nagavci.
Në anën tjetër, zëvendësministrja e arsimit, Edona Maloku Bërdyna ka thënë se hendeku gjinor sidomos në fushat STEM vazhdon përkundër fokusit dhe ndryshimit në nivel global.
“Vetëm 35 e grave të botës janë të përfaqësuar në këto fusha në nivel global. Ne si Kosovë qëndrojmë pak më mirë”- ka thënë Maloku Bërdyna.
Konferenca ka mbledhur njohës të fushave të shkencës dhe teknologjisë dhe do të zhvillohet deri në orën 20:00.