Zhvillimet në veri, Drejtori i Policisë dhe Ministri i Brendshëm mbajnë konferencë
Janë bërë disa ditë që në vazhdimësi ka zhvillime në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit më konkretisht në Zveçan, aty ku javën e kaluar me 24 shtator ndodhi një sulm terrorist me ç’ rast një zyrtar policor u vra e dy të tjerë njëri u plagos e njëri u lëndua.
Gjatë ditës së sotme, KALLXO.com raportoi për arrestimin e një serbi në Jarinje ën dyshimet për armëmbajtje dhe përdorim të armës pa leje, por që ende nuk është konfirmuar nëse i njëjti lidhet me ngjarjet që ndodhën më 24 shtator.
Referuar zhvillimeve të 24 shtatorit, Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha dhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, do të mbajnë një konferencë e cila do të fillojë nga ora 15:00.
Konferenca do të mbahet në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Jugut.