Zhduket një person, familja e raporton në Polici

Një person është raportuar i zhdukur që nga data 28 qershori i këtij viti.

Një grua ka njoftuar forcat e rendit se djali i bashkëshortit të saj është larguar nga shtëpia në orën 18:00.

Ajo ka deklaruar se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Rasti është regjistruar në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.