Zgjedhjet e 6 tetorit, Thaçi takohet me Dakën

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarja e e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka kanë zhvilluar një takim.

Sipas një postimi nga presidenti Thaçi, ata kanë biseduar për situatën e deritanishme të procesit zgjedhor dhe për ditët në vijim.

“Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen këtë të diel. Deri tek zgjedhjet erdhi pas dorëheqjes së kryeminstrit në detyrë, Ramush Haradinaj, pasi u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale dhe nga shpërbërja e Kuvendit.