Presidenti ukrainas, Zelensky - Pamjet: VOA

Zelenskyy: 21,000 mercenarë të Wagnerit të vrarë në Ukrainë

Së paku 21,000 mercenarë të Wagnerit janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas tha se kompania private ushtarake ka pësuar “humbje të mëdha”, veçanërisht në Ukrainën lindore ku “grupi i saj më i fuqishëm” po luftonte.

“Trupat tona kanë vrarë 21,000 pjesëtarë të Wagnerit vetëm në Ukrainën lindore”, u tha Zelensky gazetarëve në Kiev të shtunën, duke shtuar se 80,000 luftëtarë të tjerë të Wagner janë plagosur.

“Këto janë humbje të mëdha për Wagner PMC,” tha Zelensky, i cili i karakterizoi luftëtarët e saj si një “staf të motivuar të ushtrisë ruse” dhe kryesisht të dënuar që “nuk kishin asgjë për të humbur”.

CNN nuk ka mundur t’a verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin e Zelensky, të bërë gjatë një konference për shtyp me mediat spanjolle që përkon me një vizitë në Kiev të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

Pretendimet e Zelensky për humbjet e Wagner-it vijnë vetëm një javë pasi shefi i kompanisë ushtarake private Yevgeny Prigozhin udhëhoqi njerëzit e tij në një rebelim të dështuar kundër Moskës.

Trupat Wagner kishin marshuar drejt kryeqytetit rus, duke marrë kontrollin e objekteve ushtarake në dy qytete ruse në atë që Prigozhin tha se ishte një përgjigje ndaj një sulmi ushtarak rus në një kamp të Wagnerit përpara se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ta qetësonte krizën./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala