Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Rusi, Putin miraton kufizime të reja në mbulimin mediatik përpara zgjedhjeve presidenciale

Vladimir Putin i ka miratuar ndryshimet në ligjin që i rregullon zgjedhjet presidenciale duke vendosur kufizime të reja në mbulimin mediatik, kanë raportuar agjencitë lokale të lajmeve.

Këto ndryshime vijnë përpara zgjedhjeve që do të mbahen në mars, në të cilat Putin, i cili e ka udhëhequr Rusinë për 24 vjet, pritet ta kërkojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar, raporton Associated Press.

Putin, 71 vjeç, nuk ka deklaruar nëse do të kandidojë apo jo, duke thënë se do ta bëjë njoftimin pasi parlamenti ta caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve.

Sipas amendamenteve të cilat ai miratoi, vetëm gazetarët e punësuar me kontratë nga mediat e regjistruara do të lejohen t’i mbulojnë mbledhjet e komisioneve zgjedhore, duke i ndaluar potencialisht profesionistët e pavarur dhe gazetarët e pavarur.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu ndalimin e çdo mbulimi të veprimeve të komisionit në bazat ushtarake ose në zonat nën ligjin ushtarak pa lejen paraprake të autoriteteve rajonale dhe ushtarake./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala