Bundestag gjerman, Foto: https://www.bundestag.de/

Zelensky i referohet Holokaustit, në adresimin para ligjvënësve gjermanë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu referua qartë Holokaustit në një fjalim para ligjvënësve gjermanë të enjten, raporton CNN.

“Çdo vit politikanët thonë kurrë më. Tani e shoh që këto fjalë nuk kanë vlerë. Në Evropë një popull po shkatërrohet”, tha ai, për luftën e nisur nga Rusia në vendin e tij.

Zelensky iu drejtuar ligjvënësve gjermanë përmes një video-adresimi në Bundestag.

Holokausti ishte gjenocidi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mes viteve 1941 dhe 1945, Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës.

Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar. Me këtë datë, në vitin 1945, forcat sovjetike e çliruan kampin në Aushvic-Birkenau.