Zbuten masat anti-Covid-19 në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovë ka bërë të ditur se nga data 5 maj, secili i burgosur do ketë mundësi të pranoj në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Në njoftimin e SHKK theksohet se, familjarët gjatë vizitës janë të obliguar të respektojnë masat anticovid.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë. Familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nga data 10 maj do filloj lejimi i vikendeve në shtëpi për të dënuarit që i plotësojnë kushtet ligjore, ku pas kthimit do i nënshtrohen një karantine prej 7 ditësh.

“Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi. Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit  në periudhë kohore prej së paku  7 ditësh”, thuhet tutje në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.