Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetarja e Preshevës mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësim të masave anti-COVID-19

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave anti-COVID-19.

Përmes llogarisë së saj në Facebook, Sinani ka përshëndetur vendimin.

“Përshëndes propozimin për rikthimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza dhe pa testin PCR me dy (2) doza, të njoftuar sot personalisht në media nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z.Rifat Latifi”, ka thënë Sinani.

Po ashtu Sinani ka falënderuar autoritetet kosovare që kanë marrë parasysh shqetësimin e institucioneve dhe qytetarëve të Luginës.

“Falënderoj autoritetet e Kosovës që kanë marrë parasysh adresimin e shqetësimit tonë si Komunë e Preshevës” është shprehur Sinani.

Sot pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë është vendosur për lehtësim të masave anti-COVID-19.