Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Zbulohet armatim në Zveçan (FOTO)

Sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë, janë gjetur sot në veri.

Armatimi është gjetur gjatë një aksioni i Policisë së Kosovës që është zhvilluar.

Policia në bashkëpunim me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në Zveçan.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Ai tutje ka thënë se në shtëpia ku është gjetur armatimi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

“Për 2 dekada, veriu i Kosovës ka jetuar në ilegalitet, në një rend anormal, ku kanë gjetur strehë organizatat kriminale e kriminelët e financuar nga Beogradi” – ka thënë ministri.

Ai tutje ka thënë se kontrabandimi e hyrja ilegalisht e mallrave e armëve në Kosovë, ka prodhuar situatë shqetësuese edhe për qytetarët në veri.

“Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit” – ka thënë Sveçla.

Tutje ai ka thënë se veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit dhe se rendi e ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës.