Xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet në mesjavë, këto janë çiftet

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me ndeshjet e radhës në mesjavë.

Këtë të mërkurë dhe të enjte zhvillohet xhiro e 21-të ku na presin ndeshje interesante.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes të Drenicës dhe Prishtinës.

Ditën e mërkurë zhvillohen tre takime. Ballkani pas fitores kundër Prishtinës pret në Suharekë ekipin e Ulpianës. Ballkani gjendet në pozitën e parë me 39-të pikë ndërsa Ulpiana në pozitën tetë me 19 pikë.

Llapi pas barazimit kundër Dritës këtë xhiro do të takohet me skuadrën e Ferronikelit që ndeshjet po i luan me ekipin e juniorëve. Llapi gjendet në pozitën e katër me 33 pikë të grumbulluara ndërsa Ferronikeli gjendet në fund të tabelës me 11 pikë të grumbulluara.

Takimi i fundit që zhvillohet ditën e mërkurë është ai në mes të Malishevës dhe Dritës. Drita pas barazimit kundër Llapit kërkon t`i kthehet fitore për të luftuar për titullin e kampionit, Drita gjendet në pozitën e tretë me një pikë më pak se lideri Ballkani, ndërsa Malisheva gjendet në pozitën e shtatë me 23 pikë të grumbulluara.

Ndërsa ditën e enjte zhvillohen dy ndeshje ku spikat takimi midis Drenicës dhe Prishtinës. Po ashtu ditën e enjte zhvillohet edhe takimi midis Gjilanit dhe Dukagjinit.