Ilustrim

Vushtrri, qytetari arrestohet dy herë brenda ditës

Një person është arrestuar dy herë brenda ditës së djeshme në Vushtrri nën dyshimin se ka kanosur një qytetar dhe një polic.

Fillimisht, i dyshuari ishte arrestuar së bashku me një të dyshuar tjetër pasi dyshohen se kanë kanosur një burrë për një mosmarrëveshje pronësore.

Lidhur me rastin ishte njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë marr masat e nevojshme duke i arrestuar dy të dyshuarit.

Gjatë kësaj ngjarje që ka ndodhur dje rreth orës 14:40, njëri nga të dyshuarit ka kanosur edhe një zyrtar policor.

Pas kësaj, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Mirëpo, tetë orë pas lirimit, rreth orës 22:40, njëri nga të dyshuarit përmes telefonit ka kanosur prapë zyrtarin policor i cili ishte në rast.

“Rreth orës 22:40, njëri nga të dyshuarit, përmes telefonit ka kanosur përsëri zyrtarin policor që ishte në rast”, thuhet në njoftim.

Policia ka arrestuar prapë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe për të është hapur rast i veçantë.