Ilustrim

Vushtrri, një i dyshuar ua drejton armën zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës tentoi të ndalojë një person gjatë së martës në Vushtrri.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes u drejtori armën policëve.

Lokacioni është kontrolluar në konsultim me prokurorin po i dyshuari nuk është hasur.

Hetuesia po merret me procedura të mëtejme hetimore, thuhet në raport policor.