Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vushtrri, gruaja plagoset nga një plumb qorr

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Vushtrri.

Policia e Kosovës bën të ditur se një grua është goditur nga një predhë e armës deri sa ishte duke hipur në një automjet, rreth orës 15:10.

Sipas Policisë, ajo është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin policor thuhet se nuk raportohet për të dyshuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.